Diant Ramaj me super statistika në ndeshjen e fundit me Ajaxin, barazon një rekord të Onanas

Skuadra e Ajaxit shënoi një fitore të madhe në udhëtim ndaj Eagles me rezutlatin 2:3, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Eredivisie.
Një paraqitje fantastike zhvilloi portieri shqiptar, Diant Ramaj, shkruan Indeksonline
Ramaj bëri tetë paraqitje dhe barazoi një rekord që e mbante portieri i Manchester Unitedit, Andre Onana.
Hera e fundit kur një portier kishte bërë tetë pritje në një ndeshje të Eredivisie ishte viti 2018./Indeksonline/