Eko Higjiena

Diamant Abrashi vjen me dy përmbledhje të reja poezish

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjatë këtyre ditëve poeti dhe përkthyesi nga Gjakova, Diamant Abrashi i natyralizuar prej vitesh në Zvicër, vjen para lexuesve me dy përmbledhje të reja poezish të botuara në shqip e italisht.

Abrashi i takon brezit të krijueseve të viteve të 90-ta. Ai deri me tash ka publikuar përkthimin e veprës”Homeri i verbër “të poetit të njohur arbëresh Franco Espoistio.

Përkthimi mjaft cilësor i kësaj vepre i ka dhënë atij guxim dhe kurajë që të merret edhe me përkthimin e autorëve tjerë italianë.

Abrashi së voni ka përzgjedhur për përkthim në shqip autorët më të mirë të poezisë bashkëkohore italiane të kantonit Tiçino të Zvicrës. Ai veçantë ka përkthyer poezitë e Adele Desideri,Alberto Nessi, Angelo Maugeri,Carla Ragani etj.

Ky cikël poezish titullohet“Brigjet-Sponde” dhe përmban njëqind e njëzetepesë poezi që zgjojnë kërshërinë e secilit lexues.

Libri tjetër me poezi i Abrashit quhet ON-LINE (Letrat e pashkruara) dhe përbëhet nga vargje ose njësi poetike që vijnë njëri nën tjetrin. Prandaj libri ka pamjen e një kolone me vargje.

Përdorimi me mjeshtëri i elementeve gjuhësore e bën poezinë e Abrashit funksionale dhe kuptimore. Në te shohim një organizim të përsosur, ku zgjidhet rendi, tingulli, e çdo fjalë.
Vargu si varg del me kuptim të plotë.

Poezitë e Abrashit lidhen kryesisht me jetën, dashurinë dhe vdekjen e njeriut. Një nga temat në këtë libër është edhe lirika e dashurisë së cilës nuk i shpëton sikurse poetët tjerë as Abrashi.

UBT

Mbi të gjitha gjithmonë në kuptimin pozitiv habit llojshmëria e shfaqur e këtij lloj vargu të cilin Abrashi e ka kultivuar me mjeshtëri të rrallë.

Gjatë leximit të këtyre poezive lexuesi krijon përshtypjen që Abrashi e ka marrë si model edhe llojin e lirikës së poetit tonë të madh Lasgush Poradeci.

Në këto poezi poeti bën dialog me dashurinë, me kohën duke shprehur fate me dimensione të reja e që mund të kapen nga kënde të ndryshme. Po ashtu në këtë përmbledhje poezish nxjerr krye dashuria dhe malli për atdheun, ku autori këtë dashuri e shpreh tek poezitë “Dasma gjakovare”dhe“Fole e vjetër”.

Diamant Abrashi gjithashtu ka lënë shije të mirë tek lexuesit edhe me përmbledhjet e më hershme të poezive “Qortimet e Vonuara” “ L’esilio” dhe“Hapa nëpër kohë”të botuara edhe në italisht nga shtëpia botuese“ARMANDO DADO”e Locarnos së Zvicrës.

Librit “Qortimet e vonuara”të publikuar më 1993 të Diamant Abrashit i paraprinë dhe një analizë e thukët e studiuesit dhe kritikut të njohur letrar Milazim Krasniqi, me çfarë lexuesi që në shpalosjen e fletëve të para kupton që Abrashi është me aftësi të rralla krijuese dhe për këtë arsye qëndron përkrah autorëve më të njohur të poezisë sonë

Argumenti më i mirë se Abrashi, është poet i vlerave të mirëfillta janë dhe përkthimet e librave të tij në gjuhët: italiane, frënge, gjermane, suedeze, rumune e sllovene.

Krijimtaria e këtij krijuesi përputhet fjalë për fjalë me kohën,andaj edhe është pjesë e letërsisë së shumë gjuhëve të huaja.//arif ejupi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.