ARKATANA

Dialogu po shihet si zgjidhja e vetme, partitë zor se do të ulen bashkë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Vështirë se do të arrijnë të ulen së bashku në një tavolinë.

Pozita dhe opozita në vend mbesin të ndarë thellë në qëndrimet e tyre për daljen nga kriza aktuale politike, raporton KTV.

Për Ganimete Musliun, deputete në PDK, zgjidhja duhet të gjendet brenda institucioneve të vendit.

Njëjtë shprehet edhe Armend Zemaj, deputet i LDK-së, që dialogun mes palëve e sheh të domosdoshëm. Por, një takim i përbashkët për ta ndalur krizën e filluar nga nënshkrimi i marrëveshjeve të gushtit, për Vetëvendosjen nuk shihet si i mundshëm.

Uji Dea

Por, Ramush Haradinaj nuk e përjashton dialogun me kryeministrin Mustafa e Thaçin. Kryetari i AAK-së megjithatë thotë se një dialog që rezulton me zbatim marrëveshjesh, do të ishte prapë i papranueshëm.

Një qëndrim të tretë e mban Nisma për Kosovën, që zgjidhjen e sheh te referendumi, përcjell koha.net. Rishtazi, edhe shoqëria civile ka bërë thirrje që përmes dialogut të gjendet zgjidhja e problemeve të krijuara.

http://koha.net/?id=27&l=80051

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.