Dialogu, pengesë për proceset integruese të Kosovës

Procesi i dialogut duket të jetë pengesa e Kosovës për shumë procese përfshi edhe përfitimin e statusit të vendit kandidat për BE dhe liberalizimin e vizave. Ndërkohë, dy liderët kryesor të Kosovës dhe Serbisë, vazhdimisht refuzojnë të takohen duke gjetur arsye teknike për të anuluar takimet.

Një takim të nivelit të lartë kryeministri i Kosovës Albin Kurti e presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të mund ta kishin gjatë kësaj të marte.

Mirëpo, një gjë e tillë nuk qe e mundur të realizohet, pasi sipas kryenegociatorit kosovar Besnik Bislimi, refuzoi Vuçiqi.

Mirëpo, Bashkimi Evropian ka refuzuar që të tregoj arsyet e anulimit të këtij takimi, të cilin shumë po e kërkon ndërmjetësuesi Miroslav Lajcak.

Mirëpo, kjo stërzgjatje e procesit të dialogut po bën që marrëveshja finale të jetë e largët.

“Marrëveshja nuk duket ende në horizont. Ka dy arsye pse dy palët s’kanë interes, sepse po përfitojnë politikisht të dyja vendet. Temat duhet të shteren për një marrëveshje e ne nuk po e bëjmë këtë”, ka thënë Abit Hoxha, ligjërues në Norvegji.

Abit Hoxha

Ndërkohë, krejt proceset integruese të Kosovës, përfshirë edhe liberalizimin e vizave duket se lidhën ngushtë me përfundimin e negociatave me Serbinë.

“Edhe pse kjo nuk thuhet kurrë publikisht prej BE-së që edhe çështja e liberalizimit të vizave edhe pse direkt nuk lidhet direkt me dialogun, edhe ky proces po përdoret si kusht politik, d.m.th. sjellja e Kosovës në këtë proces”, ka shtuar Agon Maliqi, analist politik.

Derisa të gjitha shtetet e rajonit kanë lidhur marrëveshje me BE-në madje Shqipëria e Maqedonia kanë nisur rrugëtimin e tyre drejtë familjes evropiane, për Kosovën kjo po duket pak e mundshme.

“Kosova e ka shumë vështirë me përfitua nga cilindo proces brenda BE-së. Nuk mund ta marrë statusin e kandidatit pa e përfunduar dialogun me Serbinë. Këtë e kanë bërë shumë të qartë edhe vendet mos njohëse sepse parakushti kryesor është përmbyllja e këtij procesi”, ka thënë Agon Maliqi, analist politik.

Agon Maliqi

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës nuk ka treguar se cila është strategjia e institucioneve që të punojë me shtetet jo njohëse dhe ato kundërshtuese për liberalizim të vizave, kurse vet kryeministri Albin Kurti është zotuar se brenda këtij viti shteti do të aplikojë zyrtarisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian./Dukagjini/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS