Mobi Casa

Dialogu pa konsensus sjell një “demarkacion” të dytë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pritet që së shpejti të takohet sërish me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiq në kuadër të fazës finale të dialogut. Por, mosarritja e konsensusit të brendshëm për këtë fazë vlerësohet se mund t’ia sjellë Kosovës një skenar të ngjashëm me atë të bllokadës rreth Demarkacionit me Malin e Zi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ndonëse takimi i tretë në kuadër të fazës finale të dialogut Kosovë – Serbi pritet të mbahet në fillim të muajit shtator partitë politike në Kosovë ende nuk kanë arritur një konsensus mbi këtë proces.

Mosarritja e një ujdie në këtë drejtim, para marrëveshjes finale Kosovë – Serbi, mund t’ia rikthejë Kosovës skenarin e Demarkacionit. Kështu vlerësojnë monitoruesit e procesit të dialogut, të cilët thonë se për ta ratifikuar marrëveshjen përfundimtare me Serbinë nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve, respektivisht 80 sosh, shkruan më tutje “Zëri”.

UBT

Në anën tjetër, Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi ia kishte humbur Kosovës rreth tre vjet derisa ishte miratuar në Kuvend, pasi që subjektet politike atëkohë nuk gjenin dakordim mbi këtë marrëveshje.

Për të mos u përsëritur ky skenar, sipas përfaqësuesve të pozitës, arritja e një konsensusi të gjerë është më se i domosdoshëm.

Porse, partitë opozitare po vazhdojnë ta kundërshtojnë fazën finale të dialogut në mënyrën si ka nisur, fazë kjo e cila po drejtohet nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.