Dialogu në pikën kritike, kërkohet format i ri

Edhe pse është tepër i vonshëm insistimi për ndryshimin e formatit të bisedimeve me Serbinë, siç ka kërkuar kryeministri Isa Mustafa, një proces i filluar mbrapshtë që në fillim, nga qeveria e Hashim Thaçit, që sot është më i vështirë për t’u riparuar, përfaqësues politikë dhe analistë të fushës theksojnë se ndryshimi duhet të ndodhë, por vetëm duke kërkuar edhe përgjegjësi prej ekipit të deritanishëm negociator që ka përfaqësuar Kosovën në Bruksel, për shkeljet kushtetuese dhe marrëveshjet e dëmshme me Serbinë.
EKIPI I THAÇIT E KTHEU SERBINË NË KOSOVË
Analistët kryqëzojnë edhe Edita Tahirin, kërkohen negociatorë kompetentë
“Siç e thonë edhe vetë serbët, Serbia, përmes këtyre bisedimeve, po kthehet hap pas hapi në Kosovë. Bisedimet e deritashme kanë qenë të konceptuara nga Hashim Thaçi, i cili asnjëherë nuk ka pasur qëllim tjetër, përveçse ta rikthejë Serbinë në Kosovë”, theksoi Adem Salihaj, deputet nga LDK-ja. Ai thotë se kryeministri Mustafa jo vetëm që duhet ta ndryshojë formatin e bisedimeve, por edhe duhet ta ndërrojë ekipin negociator.
Edhe pse është tepër i vonshëm insistimi për ndryshimin e formatit të bisedimeve me Serbinë, siç ka kërkuar kryeministri Isa Mustafa, një proces i filluar mbrapshtë që në fillim, nga qeveria e Hashim Thaçit, që sot është më i vështirë për t’u riparuar, përfaqësues politikë dhe analistë të fushës theksojnë se ndryshimi duhet të ndodhë, por vetëm duke kërkuar edhe përgjegjësi prej ekipit të deritanishëm negociator që ka përfaqësuar Kosovën në Bruksel, për shkeljet kushtetuese dhe marrëveshjet e dëmshme me Serbinë.
Adem Salihaj, deputet nga LDK-ja, thotë se më mirë vonë se kurrë, prandaj edhe pozicionimi i kryeministrit Mustafa që të ndryshohet qasja dhe formati i vazhdimit të bisedimeve me palën serbe, duhet të ndodhë sa më shpejt që është e mundur, sepse procesi i filluar mbrapsht nga ish-kryeministri Thaçi, tani president i vendit, po e dëmton shumë interesin e Kosovës. “Unë përshëndes qëndrimin e kryeministrit për ndryshimin e formatit të bisedimeve me Serbinë. Është mjaft i vonë, por më mirë vonë sesa të vazhdohet kështu. Serbia me vite e ka mashtruar Kosovën, përmes përfaqë- suesve të BE-së”, theksoi Salihaj, shkruan gazeta Kosova Sot.
Presidenti aktual punoi kundër shtetit
Sipas deputetit Adem Salihaj, përfaqë- suesit e BE-së kanë qitur në tavolinë të bisedimeve propozimet e Serbisë, duke bërë presion mbi Kosovën dhe duke e detyruar që t’i nënshkruajë, në emër të përmbushjes së kushteve për integrim ne BE. “Unë e kam thënë këtë në vazhdimësi, publikisht, por dhe në takime interne. Pothuajse të gjitha marrëveshjet e deritashme ia kanë mundësuar Serbisë që të ndërhyjë ne rregullimin e brendshëm kushtetues të Kosovës”, potencoi më tej ai. “Siç e thonë edhe vetë serbët, Serbia, përmes këtyre bisedimeve, po kthehet hap pas hapi në Kosovë. Bisedimet e deritashme kanë qenë të konceptuara nga Hashim Thaçi, i cili asnjëherë nuk ka pasur qëllim tjetër, përveçse ta rikthejë Serbinë në Kosovë”, theksoi Salihaj. Ai thotë se kryeministri Mustafa jo vetëm që duhet ta ndryshojë formatin e bisedimeve, por edhe duhet ta ndërrojë ekipin negociator. “Ekipi i tashëm është ekip i Hashim Thaçit, i cili ka punuar në dëm të Kosovës e në favor të Serbisë”, tha Salihaj për “Kosova Sot”
Negociatorët kosovarë u treguan jokompetentë
Të vonuar, por të nevojshëm ndryshimin në format e sheh edhe prof. Riza Smaka. “Ekipi i vendit tonë për negociata me palën serbe ishte dhe gjithnjë mbeti inkompetent si dhe inferior gjatë trajtimeve të temave brendakosovare me përfaqësues të shtetit tjetër – serb”, ka thënë ai. “Për të qenë e keqja edhe më e madhe, udhëheqja e ekipit në fjalë, Edita Tahiri, dështimet evidente në vazhdim dhe zgjidhjet e çështjeve me negociata në disfavor të vendit tonë, pa skrupull, kurdoherë i ka deklaruar publikisht si rezultate, madje sikundër të ishin pikërisht rezultate në saje të saj”, u shpreh më tutje Smaka.
Sipas tij, dështimet në këto negociata nisen nga fusnota antikushtetutare, e paparë dhe e padëgjuar në të drejtën ndërkombëtare, ajo orvatet t’i prezantojë si rezultate. “Gjithsesi , ekipi negociator kosovar, i kryesuar nga Edita Tahiri, jo që me kohë është dashur të zëvendësohej me struktura cilësore e meritore, por, si e tillë, nuk është dashur të formohej pra as të funksionalizohej”, vlerësoi analisti Riza Smaka./kosova sot/