HW

Dialogu në Bruksel, vjen paralajmërimi: Kështu duhet të veprojë Kosova

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Përderisa Serbia po kërkon heqjen e taksës 100% ndaj produkteve serbë në mënyrë që të rifillojë dialogu, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po kërkon dialog pa kushte me shtetin serb.

Njohësit e zhvillimeve politike në vend kërkojnë që për këtë proces të ketë unitet në qëndrime dhe kërkesa gjithëpërfshirëse ndaj shtetit kriminal serb për krimet dhe dëmet e luftës.

Sipas njohësit të zhvillimeve politik, analistit Hysni Aliu, gjithë herë, Kosova ka hyrë në dialog me divergjenca të mëdha, me një luftë për bajraktarizëm, dhe tani kësaj problematike i është shtuar edhe tendenca që njëra palë të lidhet me një aleat strategjik e tjetra me tjetër aleat (Gjermani dhe SHBA), duke tentuar në këtë mënyrë që të minojnë vizionet e njërit apo tjetrit aleat, me qëllimin kryesore që të kenë afër veti një aleat të fortë që do i përkrahte për të mbetur në pushtet.

Aliu nuk preferon që paraprakisht Serbia të kushtëzohet, por që kushtëzimet të përfshihen në dokument bisedimesh.

“Unë besoj që kushtëzimet para se të filloj dialogu nuk duhet të bëhen, por, të pagjeturit, dëmet e luftës dhe shumë gjëra tjera duhet të hyjnë në strukturën e tërësishme negociatore. Në realitet, nëse në dialog nuk flitet për shkatërrimet që i ka bërë Serbia , atëherë Kosova do të humbte me automatizëm të qenit viktimë e barbarizmave serbe, gjë që do e shtonte mundësinë e një dialogu në mes të barabartëve, ku asnjë s’është fitues, dhe si rrjedhojë, “kulaçi për të cilin diskutohet, në këtë rast Kosova, ndahet përgjysmë. Pra historia më e re e Kosovës duhet të jetë në tavolinë si tërësi dhe përgjegjësia e Serbisë për gjenocidin e bërë. Sa i përket delegacionit me Limajn dhe Ahmetin, unë besoj që edhe ata janë pjesë e këtij balancimi në mes grupeve që janë duke i shfrytëzuar bisedimet për të qëndruar në pushtet”, tha Aliu për Kosova Sot Online.

Mobi Casa

Sido qoftë ai thotë se po e sheh me shumë shqetësim që dy shtete të fuqishme evropiane, akoma po sillen me përkëdhelje ndaj Serbisë.

“Jam shumë i shqetësuar që sërish Gjermania dhe Franca po ja shtrojnë rrugën Serbisë që të dialogon për integrimin e Kosovës në Serbi, dhe në të njëjtën kohë po ua zgjat mandatin këtyre pushtetarëve , pa dallim, që të vazhdojnë me robërimin e popullit të Kosovës ashtu siq kanë bërë qe 20 vite. Intelektualët shqiptar, e kanë obligim, që të punojnë për vetëdijesimin e popullatës si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës, në mënyrë që populli ta kupton se kanë të bëjnë me një armik të brendshëm ( që janë pushtetarët, dhe ata që më herët kanë qenë në pushtet) dhe një të jashtëm (që është Serbia).

Lexoni edhe:
Çfarë pritet të ndodhë sot në Kosovë

Pra njerëzit, duhet ta kuptojnë që, së pari duhet ta luftojnë robërinë e brendshme, për të dalë pastaj tek sabotimet që i vijnë nga jashtë Kosovës (Serbia) dhe tendencën për ta okupuar sërish. Ndryshe zgjidhja e çështjes së Kosovës është shumë larg”, tha Dr. Hysni Aliu për Kosova Sot Online.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.