FIDANISHTJA

Dialogu me Serbinë, Kurti: Kosova është konstruktive – njohje reciproke në thelb dhe reciprocitet si princip

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha sot se Kosova është konstruktive, e përkushtuar dhe parimore në dialogun me Serbinë që po zhvillohet në Bruksel.

Kurti këto deklarata i bëri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në raport me Serbinë kemi marrë pjesë në takimet e bisedimet në Bruksel sa herë që jemi ftuar, kemi mirëpritur pritur emisarët specialë nga perëndimi sa herë që kanë ardhur. Kemi qenë e do të jemi të përkushtuar, konstruktiv, parimor e kreativ”, tha kryeministri, raporton Telegrafi.

Ai më tej u shpreh se dialogu në Bruksel është dialog për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, është dialog për statusin e marrëdhënieve, ndërkaq sipas tij statusi aktual i marrëdhënieve nuk është normal e status normal është ai i fqinjësisë së mirë.

“Pra, njohje reciproke si thelb dhe reciprociteti si princip”, u shpreh Kurti.

Eco Higjiena

Kryeministri i vendit duke pasqyruar punën që sipas tij ka bërë Qeveria e Kosovës dhe me krizat që janë përballur, tha se nga janari i vitit 2024 presin heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës ashtu siç është premtuar.

Kreu i ekzekutivit po ashtu përmendi edhe ratifikimin në Kuvend të Kosovës të tri marrëveshjeve që janë rezultat i Procesit të Berlinit, për të cilin proces falënderoi shtetin gjerman.

“Këto janë hapa të rëndësishëm për konsolidimin e tregut rajonal me përfitim të ekonomive të vendeve tona, por do të jetë edhe në funksion të paqes nëse do ta kuptoj secili shtet se Rusia nuk është opsion. Kosova e ka pasur gjithnjë të qartë se opsioni i vetëm është Evropa”, tha Kurti.

Duke folur për raportet në rajon, ai tha më tej se edhe Gjermania e Franca e kanë bërë të qartë se pa njohjen e pavarësisë së Kosovës nuk do të ketë integrim evropian as për fqinjët tanë.

“Sa më shpejt që e kuptojnë aq më mirë është edhe për ata”, u shpreh Kurti.

Ai foli edhe për qeverisjen e brendshme, derisa tha se gjatë këtyre dy viteve nuk kanë asnjë skandal korruptiv, ndërkaq përmendi edhe ndihmën për Luginën e Preshevës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.