HW

“Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të fillojë para qershorit”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Njohësit e çështjeve politike, vlerësojnë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk mund të fillojë para muajit qershor. Sipas analistëve politik, agjenda e bisedimeve përveç taksës, varet edhe nga ndërmjetësuesit e BE-së të cilët duhet t’i nënshtrohen zgjedhjeve të brendshme. Madje sipas analistëve, është vështirtë të arrihet marrëveshja brenda këtij viti.

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit vështirë se mund të fillojë para qershorit të këtij viti. Kështu mendojnë njohës të zhvillimeve politike në vend.

Sipas tyre zgjedhjet brenda Bashkimit Evropian dhe mos dakordimi i fuqive të mëdha për sa i përket marrëveshjes finale, janë ndër arsyet e mos vazhdimit të këtij dialogu edhe përkundër asaj se taksa kohëve të fundit ishte parë si proces i cili ka shkaktuar ngecje në dialog.

Jeta Krasniqi nga KDI konsideron se dialogu duhet të vazhdojë mirëpo sipas saj, aktualisht nuk ka sinjale për një gjë të tillë.

ARKATANA

Ndërsa analisti Imer Mushkolaj është skeptik që në vitin 2019 do të arrihej një marrëveshje e mundshme mes të dyja vendeve.

Derisa udhëtimet e delegacionit të Kosovës në Bruksel edhe për faktin se procesi i dialogut ka stagnuar, më shumë po shihen si konfirmim i institucioneve të Kosovës rreth gatishmërisë për dialog.

Ndryshe ditë më parë bashkëkryesuesi i ekipit negociatore, Fatmir Limaj ka bërë të ditur se delegacioni do të udhëtojë sërish për në Bruksel.

Mirëpo deri më tani nuk janë bërë të ditura as agjenda e atyre takimeve e as detaje të tjera.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.