Fundamenti

Dialogu Kosovë-Serbi, Haradinaj: Bashkimi Evropian ta dorëzojë portfolion te presidenti i ShBA-së për marrëveshjen finale

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Ish kryeministri i vendit, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, i cili po zhvillohet me ndërmjetësim të Bashkimin Evropian në Bruksel.

Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se dialogu i deritashëm nuk guxon të zbehet e të rikthehemi prapë të flasim për të njëjtat tema.

Sipas tij, zbatimi i rendit dhe ligjit në tërë vendin, duhet të ndodh në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

FIDANISHTJA

Ai tha se Amerika kësaj here i dha shtytje procesit të udhëhequr nga BE dhe ndihmoi dhe e riktheu normalitetin në raportet Kosovë-Serbi.

“Duke i shprehur mirënjohje Bashkimit Evropian për lehtësimin e dialogut, është momenti i duhur që BE ta dorëzojë portfolion te Presidenti Biden, për marrëveshjen finale për njohje reciproke Kosovë – Serbi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.