Fundamenti

Dialogu Kosovë-Serbi, Borrell pas bisedës telefonike me Kurtin: Ishte diskutim i mirë për hapat e mëtejmë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i vendit, Albin Kurti të premten mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me shefin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

E lidhur me këtë bisedë telefonike sot ka shkruar në Twitter, shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Ai e ka quajtur diskutim të mirë bisedën me Kurtin lidhur me hapat tjerë në dialogun Kosovë-Serbi.

“Diskutim i mirë me kryeministrin Albin Kurti për hapat e ardhshëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Stabiliteti dhe siguria në Ballkanin Perëndimor është më i rëndësishëm në kontekstin aktual gjeopolitik. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve”, shkruan Borrell.

FIDANISHTJA

Për bisedën telefonike Kurti-Borrell, të premten mbrëma ka njoftuar edhe Qeveria e Kosovës.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se Kurti dhe Borrell kanë folur për procesin e dialogut, mbarëvajtjen e tij, për përmbajtjen e kornizës themelore të marrëveshjes, që për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër, dhe për çështje aktuale.

“Kurti u shpreh se paqja dhe siguria në njërën anë dhe sundimi i ligjit dhe demokracia në anën tjetër shkojnë bashkë kudo në Kosovë”, thuhet në njoftim.​

Kryeministri Kurti të premten pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet në vend, procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për çështjet aktuale, me theks te energjia dhe vendimi i Qeverisë për targat të veturave. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.