Mobi Casa

Dialogu Kosovë-Serbi, Beqaj: Qasja e Kurtit është e drejtë, por jo realiste

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Dy takime të nivelit të lartë janë mbajtur në Bruksel nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Takimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq janë parë si takime që nuk do të sjellin rezultate konkrete.

Profesori i shkencave politike, Belul Beqaj në një deklaratë për Telegrafin u shpreh se qasja e Kurtit është e drejtë, por nuk është realiste.

“Mendoj se në takimin e tretë më mirë dhe korrekte do të jetë sikur Albin Kurti publikisht dhe pa mëdyshje të thotë se nuk bënë kurrfarë marrëveshje me ish bashkëpunëtorin e Slobodan Millosheviqit, ngase qasja e tij është e drejtë por nuk është – realiste”, ka thënë Beqaj për Telegrafin.

United Hospital

Sa i përket transparencës në këtë proces, Beqaj thotë se nuk pret që të ndryshoj trendi.

“Nuk mund të pritet transparencë nga një proces që ndikon vendosmërisht në ekzistencën politike. Fatkeqësisht, fjalët publike janë në disproporcion me faktet. Nuk pres se ky trend do të ndryshojë, përkundrazi do të jetë edhe më mistik”, tha Beqaj.

Ndryshe, nën ndërmjetësimin e BE-së, dialogu midis Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Pas një ndërprerje 20-mujore, dialogu rinisi në korrikun e vitit 2020. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.