UBT

“Dialogu ka vdekur”, Mujanoviq: Pa ndryshim qeverie në Beograd, s’ka paqe mes Kosovës dhe Serbisë

/ 2 minuta lexim
HW

Analisti boshnjak dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Jasmin Mujanoviq, ka deklaruar se dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian midis Kosovës dhe Serbisë ka përfunduar, një situatë që ai konsideron të ketë mbaruar prej kohësh.

Sipas tij, kapitulli përfundimtar i këtij dialogu u shënua nga operacioni paramilitar i Beogradit në Banjskë në vitin 2023.

“Dialogu Kosovë-Serbi ka përfunduar – dhe ka kohë që ka përfunduar. Kapitulli i tij i fundit u shkrua nga operacioni paramilitar i Beogradit në Banjskë. Reagimet e Vuçiqit ndaj blerjes së dronëve Skydagger nga Kosova janë thjesht një pranim i irrituar se situata e sigurisë në terren nuk është më nën kontrollin e tij”, ka shkruar Mujanoviq në “X”.

Ai thekson se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë hyrë në një fazë të re tensioni, të cilën e përshkruan si një “luftë e ftohtë” e pashpallur.

Uji Dea

“Çështja Serbi-Kosovë tani është një luftë e ftohtë, në gjithçka përveq emrit. Nuk duhet të presim rifillimin e dialogut diplomatik me kuptim derisa të ketë një ndryshim qeverie në Beograd”, ka shkruar Mujanoviq.

Ky deklaratë vjen pas lajmit se mijëra dronë luftarakë turq “ Skydagger 15” kanë mbërritur në Kosovë, si pjesë e një kontrate me kompaninë turke Baykar, siç njoftoi të mëkruën kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Vuçiq ka kritikuar hapur këtë lëvizje, duke e cilësuar si kërcënim për stabilitetin rajonal.

“Tani është plotësisht e qartë se Turqia nuk dëshiron stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe ëndërron të rivendosë përsëri Perandorinë Osmane. Serbia është një vend i vogël, por ne e kuptuam mirë mesazhin,”, ka shkruar Vuçiq. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.