Dialogu i suksesshëm në Bruksel

Nga Petrit Selimi – Në tërë veriun e Kosovës, në tërë vitin 2015, ka pasur më pak incidente të dhunës në mes shqiptarëve dhe serbëve se sa në sallën e Kuvendit të Kosovës në mes të deputetëve shqiptarë. Dialogu në Bruksel ka sukses deri sa dialogu në Prishtinë nuk është as në horizont.
Kaloi gati pavërejtshëm një raport zyrtar i Policisë së Kosovës për të arriturat e vitit 2015. Një element ishte befasues edhe për autorin e këtij shkrimi. Në tërë vitin 2015, në Kosovën veriore janë shënuar vetëm katër raste të dhunës ndër-etnike, dhe të katër rastet janë zgjidhur nga Policia. Ndaluni pak dhe mendoni: katër. Katër raste të vetme ku sulmues dhe viktima kanë qenë të dy etnive të ndryshme në veriun e Kosovës.
Duhet ta krahasojmë këtë me rastet e dhunës së shfaqur në Kuvendin e Kosovës, ku ka pasur së paku njëzet e kusur raste të hudhjes së gazit lotësjellës në sallën kryesore të Kuvendit, në sallën rezervë, në korridore, në zyrën e Kryetarit të Kuvendit, në banjot e Kuvendit. Pra, më shumë dhunë ekstreme është shënuar në Kuvendin e Kosovës, në mes tëdeputetëve shqiptarë se sa në tërë Kosovën veriore në mes të dy etnive. Mos të flasim për qindra raste të dhunës sëshfaqur në rrugë ndaj policisë dhe pronës publike dhe private nga ana e protestuesve të dhunshëm që kanë shkaktuar qindra lëndime dhe afër një milion euro dëme gjatë një serie protestash të dhunshme të 2015-tës.
Duhet të jemi të sinqertë (dhe të guximshëm) dhe të tregojmë se pse ka rënë kaq shumë dhuna ndër-etnike nëKosovë në nivelin që është nën incidentet në Stockholm të Suedisë apo Këln të Gjermanisë, ku gjatë 2015 janëshënuar me dhjetëra raste të dhunës ndër-etnike në mes ekstremistëve dhe imigrantëve të të gjitha ngjyrave. Natyrisht se kjo është meritë e dialogut në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Politikanët qeveritarë kanë filluar t’i frikohen dialogut në Bruksel. Të rrezikuar nga vezët opozitare që u shëndërruan në gurë dhe shkopinjë të hekurt, të frikësuar nga torturat mediale të kërcënuesve opozitarë në media dhe rrjete sociale, shumë prej anëtarëve të qeverisë nuk flasin fort për dialog. Nuk është temë e popullarizuar dhe mund të sjell ofendime dhe kërcënime. Pse të merremi me një cështje që sjell telashe, në vend se “t’i shikojmë punët tona”. Por kjo e redukton tërë dialogun në spjegime dhe intervista që mund të jep vetëm Kryeministri, Zëvendës Kryeministri dhe eventualisht Ministrja Edita Tahiri që ka në portofol veprimi dialogun.
Megjithatë, dialogu në Bruksel e ka prek tërë shoqërine tonë. Nuk është dialog i Hashimit sic dëshirojnë ta portretizojnë dhunuesit opozitarë të rrugëve dhe mendjës së shëndoshë. Nuk është as dialog për “zajednicën” sic insistojnë Vetëvendosja revolucionare.
Ta rikujtojmë në ca fjali si filloj dialogu: Kosova fitoi rastin në GjND ku u konfirmua se Deklarata jonë e Pavarësisë nuk ka thyer të drejtën ndërkombëtare. Serbia ishte ne ofanzive dhe tentoi në OKB të rifillon dialogun për status. Menjëherë morri një thupër të dorës nga BE-ja e cila propozoi në OKB që të fillon dialog teknik – jo për status – por për normalizim të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë si parakusht të integrimeve europiane. Kështu filloi dialogu si një kushtëzim për të dy palët jo të humbasin kohë më rreth pavarësisë së Kosovës sepse ajo është cështje e mbyllur por rreth rregullimit të mërrëdhënieve në mes dy shteteve fqinje. Pika penguese e këtyre marrëdhënieve ishte ekzistenca e strukturave paralele serbe në Kosovë dhe gjendja në veriun e Kosovës që synonte të shkëputej edhe fizikisht nga Kosova.
Prandaj dialogu në Bruksel u shndërrua në dialog të implementimi të plotë të Pakos së Ahtisarit dhe Kushtetutës sëKosovës në tërë territorin e Kosovës. Prishtina tregoi vendosmëri për mbrojtje të kufinjëve, që u pa në operacionin e korrikut 2011, qëështë një nga veprimet më të rëndësishme të policisë dhe Qeverisë së Kosovës që nga fundi i luftës së 1999 sepse determinoi kontrollin e plote të pikave kufitare kosovare nga organet kosovare.
Sot veriu i Kosovës nuk ka gjasa më të ndahet fizikisht. Komunat operojnë me ligj të Kosovës me liderë të zgjedhur sipas ligjeve të Kosovës në zgjedhje të Kosoëvs. Strukturat paralele po shuhen një nga një dhe e vetmja polici ështëajo e Kosovës. Kjo ka sjellë edhe ctensionim të situatës dhe relaksim të marrëdhënieve ndër-njerëzore. Nuk ështërezultat i vogël ky. Në të vërtetë është rezultat madhor.
Natyrisht se Serbia është ende armiqësore dhe penguese në planin ndërkombëtar. Janë këto shkelmat e fundit të njëmendësie para vdekjes sepse fuqia gravituese e Brukselit do ta rahaton tërbimin serb rreth humbjes së Kosovës dhe njohjes së Kosovës. Djurici, Dacici, Nikolici dhe zhurmuesit medialë serbë provokojnë sepse urrejnë rezultatet e dialogut dhe me gjithë qejf dëshirojnë ta shohin Prishtinën si shkatërruese të dialogut. Të na “lëjnë kilen”. Dhe Vetëvendosja naivisht e rrezikshme e “han foren” duke bërë agjendë politike etnike vestfaliane dhe krejtësisht te fokusuar në solucione të shekullit të XIX.
Por kjo nuk do të thotë që populli është duke e përcjellur diskursin anti-dialog. Ne fakt, sipas një sondazhi, 70% tëqytetarëve të Kosovës besojnë se “dialogu në Bruksel” është i rëndëishëm, edhepse mbi 50% mendojnë se Serbia po përfiton më shumë. Kjo është e natyrshme por rezultat i mos-komunikimit tonë më të mirë me publik.
Dialogu në Bruksel nuk do të ndalet. Kushdo qëështë në pushtet do ta vazhdon. C’është kryesorja, deri më tani, ka sjellur benefite njerëzore që duhet t’i themi qartë dhe pa frikë.
Petrit Selimi është Zëvendës ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës. Opinion është personal. Për më shumë, përcilleni në Twitter: @Petrit