UBT

Dialogu i pabarabartë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Ish shefi i Zyrës legale të UNMIK-ut, Aleksandër Borg Olivier ka adresuar kritika të ashpra ndaj dialogut Kosovë- Serbi.

Njeriu që ka qenë autoriteti kryesor ligjor në Kosovë në kohën e UNMIK-ut, por edhe që ka këshilluar shumë autoritetet e Kosovës në përballje me GJND-në pas shpalljes së pavarësisë, ka thënë në një intervistë për gazetën Tribuna se, Kosova po trajtohet si e pabarabartë në dialog.

Uji Dea

Sipas tij, Kosova nuk ka qenë dashur të hyjë në një proces ku pala tjetër turpërohet që të vë firmën në një marrëveshje me palën kosovare.

Avokati Borg Olivier ka analizuar marrëveshjen e Brukselit dhe Ligjin për amnisti, derisa ka kërkuar nga pala kosovare që të ketë konsensus në këtë dialog dhe të kërkojë qartësi nga BE-ja. (Tribuna).