UBT

Dialogu duhet të përfundojë në gjashtë muajt e parë të 2024-ës, Analistët: Serbia s’ka vullnet për zgjidhje

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Serbia nuk ka vullnet që procesi i dialogut të përfundojë, pasi ajo e përdorë këtë çështje për të destabilizuar Kosovën, po vlerësojnë njohës të çështjeve politike në vend, raporton Ekonomia Online.

Sipas tyre Serbia me vetëdije po bëhet pengesë e përfundimit të dialogut dhe se vetëm një presion më i madh dhe sanksionim nga ndërkombëtaret do të ndryshonte qëndrimin e saj.

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, tha se shteti serb nuk ka vullnet që ta zgjidh çështjen e dialogut, për të penguar njohjet e Kosovës dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Ai ka thënë se problem në procesin e dialogut është edhe që Bashkimi Evropian nuk e trajton Kosovën si shtet të barabartë, prandaj sipas tij, vetë BE-ja ka inkurajuar pretendimin nacionalist dhe imperialist serb.

“Pa dyshim që çështja e dialogut është çështja më e rëndë për Kosovën që nga viti 2011 e këndej. Ashiqare që Serbia nuk ka vullnet që të zgjidhë këtë problem por e shfrytëzon dialogun për të penetruar në Kosovë, për ta mbajtur Kosovën jo stabilitet permanent, për të penguar njohjet e Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Që nga fillimi ka qenë heqje tërë procesit i dialogut edhe për një arsye, për arsyen e thjeshtë që BE-ja si ndërmjetës nuk e pranon Kosovën si shtet dhe duke i trajtuar paletë si të pa barabarta në dialog e ka inkurajuar pretendimin nacionalist dhe imperialist serb”, tha ai.

Uji Dea

Krasniqi tha se vetëm nëse rritet presioni ndaj Serbisë duke vendosur sanksione, me izolim ndërkombëtare dhe me presionin e ShBA-së dhe NATO, ajo do ta ndryshonte qëndrimin.Por ai tha se me qëndrimin që ka BE-ja ndaj Kosovës me mosnjohjen e pesë shteteve, e në anën tjetër me favorizimin e shtetit serb, Serbia nuk ka fare arsye që të ndryshojë qëndrimin ndaj dialogut.

“Nëse do të rritje presioni i vërtet ndaj Serbisë për shembull me sanksione, me izolim ndërkombëtare dhe me presionin e ShBA-së dhe NATO ajo mbase do ta ndryshonte qëndrimin. Por më këtë qëndrim që ka BE-ja ku pesë shtet nuk e njohin Kosovën dhe e trajtojnë me inferioritet, ndërsa në Serbi ka investime robuste ekonomike të Gjermanisë dhe shteteve të tjera Evropiane, Serbia nuk ka fare arsye që të ndryshojë qëndrimin ndaj dialogut dhe as ndaj Kosovës, pra as ndaj atij roli destabilizues që ka në rajon edhe ndaj Bosnjës dhe ndaj Malit të Zi e veçanërisht ndaj Kosovës”, tha ai.

Analisti politik, Gazmir Raci, tha se kthesa më e madhe në dialogun me Serbinë ka ndodhur nga sulmi i 24 shtatorit në veri të Kosovës, me këtë rast ai ka thënë se është demaskuar Serbinë në sytë e BE-së.

“Ky dialog ka pasur sfidat, ka pasur ngritjet edhe zbritjet gjatë këtij viti, por kthesa më e madhe ndodhi me sulin terrorist dhe agresionin serb me 24 shtator. Unë besoj që ai sulm e demaskoj Serbinë e vërtet edhe në dialog sepse përfundimisht tashmë shtet kryesore të BE-së po ja kërkojnë Serbisë edhe njohjen de-facto ndaj Kosovës. Ky vit merr për bazë edhe sfidat që ka pasur Kosova në aspektin e sigurisë në pjesën veriore e që kanë pasur ndërlidhje edhe me dialogun Kosovë-Serbi. Natyrisht edhe me zbatimin e marrëveshjeve siç ishte marrëveshja për targat”, tha ai. Raci ka thënë procesi i dialogut me Serbinë do të duhej që të përfundonte në gjashtë mujorin e parë të viti të ardhshëm, kjo pasi, në shumë vende të BE-së nga viti 2025 do të ketë zgjedhje, raporton EO.

“Unë besoj që deri në pranverën e viti të ardhshëm ky dialog duhet të ketë një epilog të qartë dhe të përfundoj sa më shpejt që të jetë e mundur. Do të duhej që të përfundonte në gjashtë mujorin e parë të viti të ardhshëm sepse pastaj hymë në një cikël të ri të zgjedhjeve në disa vende të BE-së dhe në fillim të viti tjetër, në vitin 2025 kemi zgjedhjet e ShBA-së”.“Natyrisht që edhe Kosova që në shkurt të viti 2025 i ka zgjedhjet parlamentare, por synimet do të duhej të ishin të vetë faktorit ndërkombëtar që ta zgjidhnin këtë problem momentalisht në këtë fazë në mënyre që të hapet perspektiva për anëtarësim për gjithë gjashtë shtet e rajonit të Ballkanit Perëndimorë”, tha ai.