UBT

Dialog për njohje reciproke

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kosova është e përkushtuar për vazhdimin e dialogut, por për një dialog me qëllime të matshme – njohjen e ndërsjellë si dy shtete të pavarura dhe sovrane. Kështu ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Kosova duhet t’i ndryshojë njerëzit që e përfaqësojnë dhe qasjen e saj në dialogun me Serbinë, i cili lehtësohet nga Bashkimi Evropian. E rrjedhimisht insistimi i saj që nga ky dialog ta përfitojë njohjen direkte nga Serbia duhet të jetë i pakusht. Kështu kanë thënë njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të integrimeve evropiane për gazetën “Zëri”.

Hidromorava

Sipas tyre Kosova deri më tani nuk i ka përdorur të gjitha mundësitë nga dialogu, andaj një riforamtim i thellë i formatit aktual është i domosdoshëm. Ndërkohë edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se pa njohje të ndërsjellët dialogu nuk ka kuptim. Kurse, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se nuk e di kur do të rifillojë dialogu, pasi që është Kuvendi që e ka pezulluar atë e jo ajo.

E ristrukturimin e dialogut e ka përkrahur edhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa. Ai në katërvjetorin e këtij dialogu ka thënë se nuk do të ishte e arsyeshme që të vazhdohet në këtë mënyrë. Ministria për Dialog, Edita Tahiri, ia ka hedhur përgjegjësinë Kuvendit për pezullimin e dialogut Prishtinë – Beograd./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.