ARKATANA

Dialog në vend të seancave, opozita gati për protesta

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryesia e Kuvendit duket se është bindur të mos thërrasë më seanca plenare, ku pikë e vetme e rendit të ditës është hedhja e gazit lotsjellës, shkruan sot Koha Ditore.

Gazeta merr vesh se për t’i hapur rrugë dialogut me ndërmjetësimin e presidentes dhe me qëllim të shmangies së skenarëve nga seancat e kaluara të cilat u ndërprenë pasi opozita futi gaz lotsjellës, Kryesia e Kuvendit do ta shqyrtojë mundësinë e mosthirrjes së seancave plenare për një periudhë të caktuar.

Ndërkohë që janë rritur zërat, të cilët kërkojnë nevojën e dialogut ndërpartiak për tejkalimin e tensioneve ndërmjet Qeverisë dhe opozitës, presidentja Atifete Jahjaga ka shprehur gatishmërinë që brenda mandatit të vet kushtetues të ndihmojë në shtensionimin e situatës.

UBT

Por, opozita refuzon çdo dialog, përderisa nuk ka tërheqje të nënshkrimit të kryeministrit Isa Mustafa nga marrëveshjet e fundit. Me 200 mijë nënshkrimet në peticionin kundër Marrëveshjes për Asociacionin dhe demarkacionit me Malin e Zi, opozita ka kthyer sytë nga protestat “gjithëpopullore”.

Protestat në rrugë dhe bllokadën në Kuvend opozitarët janë të vendosur të mos i ndalin deri në realizmin e kërkesave ose dorëheqjen e kryeministrit Mustafa.

http://koha.net/?id=27&l=80079

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.