RCCOLA

Dialog me Serbinë në Tiranë? – Vjosa Osmani: Nuk është këtu vendi, në fund të vitit paraqesim aplikimin për në BE

/ 3 minuta lexim

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Osmani i bëri thirrje BE-së që të lëvizë nga fjalët në vepra për sa i përket liberalizimit të vizave të Kosovës dhe bëri me dije se në fund të vitit Kosova do të paraqesë aplikimin për tu anëtarësuar në BE.

“Jam shumë e lumtur që gjendem në Tiranë, shpresoj që konkluzionet dhe deklarata do të shfaqin këtë përbashkësi të BE drejt një procesi të përshpejtuar drejt BE. Jam këtu si përfaqësuesja e vendit më pro evropian që ekziston. Na duhet që BE-ja të lëvizë nga fjalët në vepra sidomos kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave për Kosovë. Kosova do të paraqesë në fund të këtij viti aplikimin për anëtarësim në BE.” tha Osmani.

Për gazetarët, ajo tha se këtu nuk është vendi për të dialoguar me Serbinë, por theksoi se duhet të përqendrohen tek njohja e ndërsjelltë.

Gjithashtu, Osmani kërkoi nga BE që të kalojë nga fjalët në vepra, sidmos kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave.

RCCOLA

“Shpresoj që konkluzionet dhe deklaratat do të shfaqin këtë përbashkësi evropian. Na duhet që BE të lëvizë nga fjalët në vepra, sidomos kur behet fjalë për liberalizimin vizave. Kosova do paraqesë aplikimin për në BE në fund të këtij viti. Ky është një takim mes BE dhe Ballkanit, nuk është vendi për dialog me Kosovës dhe Serbisë. Ne duhet të përqendrohemi tek njohja e ndërsjelltë”, tha Osmani.

Gjatë fjalës së saj Osmani tha se Vuçiç është vazhdimësi e një mendësie të vjetër.

“Është proces ne që besojmë te njohja e ndërsjellët. Ajo se çfarë po ndodh është se Maqedonia dhe Shqipëria po ecin me ritmin për t’u integruar në BE. Ne do lobojmë për të ecur para për të përçuar mesazhe të forta të Ballkanit Perëndimor. Ose je krah Rusisë ose krah Ukrainës, dhe kjo duhet të vlejë. Ky është sinjali që BE do i dërgojë mesazh të qartë Ballkanit Perëndimor. Të jemi në krahun e duhur të historisë, kjo duhet pritur. Vuçiç është vazhdimësi e një mendësie të vjetër. Ajo çfarë po tregon Kosova këto ditë, është e kundërta e asaj që tregon Vuçiç, shtrin dorën për dialog. Edhe pse ata nuk kanë kërkuar falje për krimet.” u shpreh Osmani.

/Gazeta Express