FIDANISHTJA

Dialog me njohje pa prekur kufijtë, përkrahje për NATO e BE- qëndrimet e SHBA për Kosovën në ligjin NDAA 2026 – pritet dekreti i Trump

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-deputeti i LDK-së, Faton Bislimi, në një postim në profilin e tij në Facebook ka shkruar një status për “qëndrimet e Amerikës ndaj Kosovës të Kodifikuara me Ligjin NDAA 2026”.

Bislimi shkruan se “një ndër ligjet më të rëndësishme në SHBA është NDAA – National Defense Authorization Act (Ligji mbi Autorizimet e Mbrojtjes Kombëtare) që është në fazën finale të aprovimit nga Kongresi i SHBA, pasi që ka marrë dritën jeshile të Senatit, dhe pas aprovimit edhe nga Dhoma e Përfaqësuesëve, NDAA për vitin fiskal 2026 do jetë në tavolinën e Zyrës Ovale për dekretim nga Presidneti Trump”.

Sipas tij “në tekstin e draft ligjit NDAA të publikuar para pak orëve (mbi 3000 faqe), që përcaktojnë thuajse gjithëçka që ka të bëjë me sigurinë kombëtare të SHBA-ve — që nga pajisjet ushtarake e prokurimi i tyre, pagat e ushtarëve, e deri tek strategjitë mbrojtëse e buxheti i mbrojtjes — është përfshirë edhe një seksion që kodifikon me ligj politikën amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës”.

Ai thotë se sipas NDAA 2026:

“– SHBA-të përkrahin Kosovën dhe vendet tjera të rajonit në rrugën drejt integrimit në NATO dhe BE;

— SHBA-të përkrahin dialogun Kosovë-Serbi të bazuar në njohje reciproke;

Fundamenti

— SHBA-të nuk përkrahin ndryshim kufijsh, ndarje, apo shkëmbim territoresh sipas vijave etnike për zgjidhjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet shteteve në Ballkan!

Ky është një lajm fantastik!

Jam më shumë se krenar të shoh që mundi i shumë organizatave të komunitetit tonë në SHBA dhe përpjekjet tona të parreshtura për të ndihmuar Kosovën po japin rezultate çdo ditë e më shumë.

Kosova asnjë s’ka humbë krah Amerikës.

Sot më shumë se kurrë, angazhimi im vazhdon edhe më fuqishëm, bashkë me miq e dashamirë në DC e kudo në Amerikë për ta bërë Kosovën ashtu siç kanë ëndërruar shumë gjenerata para nesh të fuqishme, demokratike, të zhvilluar, e në miqësi permanente me SHBA-të. Kosova mbi të gjitha Kosova e Para!”. shprehet Bislimi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.