UBT

Diabetikët të konsumojnë mëngjes të pasur me proteina dhe yndyra

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Një studim i realizuar së fundmi te personat me mbipeshë që ishin të sëmurë nga diabeti tip 2, ka treguar ekzistimin e lidhshmërisë ndërmjet llojit dhe sasisë së ushqimit të konsumuar në mëngjes në kontrollimin e glukozës në gjak dhe hormoneve në organizëm.

Studimi ka zgjatur 13 javë me ç’rast të sëmurët kanë konsumuar mëngjes të bollshëm me proteina dhe yndyra, ndërsa njëkohësisht te pjesëmarrësit në studim janë matur parametrat biokimikë.

Rezultatet kanë treguar se personat që konsumojnë mëngjes të pasur me proteina dhe yndyra kanë:
• Kontroll më të mirë të glukozës në gjak.
• Shtypje më të ulët të gjakut.
• Reduktim të nevojës për marrje të barnave.
• Rritje të ndjesisë së ngopjes.

Mobi Casa

Autorët e studimit thonë se shujta e mëngjesit e pasur me proteina dhe yndyra zvogëlon prodhimin e hormonit grelin dhe në këtë mënyrë kemi ndjesinë se jemi të ngopur.

Po ashtu, ata thonë se një shujtë e tillë është një strategji potenciale për kontrollimin më të mirë të parametrave biokimikë te të sëmurët me diabet tip 2, në raport me dietat standarde me kalori të vogël. /Mjeku.net/ Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.