FIDANISHTJA

Diabeti: Çaji bimor mund të ndihmojë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Tri gota me çaj kamomili në ditë do të mund ta përmirësojnë nivelin e sheqerit në gjak te njerëzit që vuajnë nga diabeti, thuhet në studimin e fundit.

Hulumtuesit, njerëzve që po vuanin nga diabeti, u kishin dhënë ose tri gota çaj kamomil ose ujë për të pirë tri herë në ditë, pas shujtave për dy muaj rresht.

Pjesëmarrësit në studim rregullisht kishin bërë teste të gjakut dhe rezultatet ishin publikuar në revistën shkencore “Nutrition”, të cilat kanë treguar pas tetë javësh, se konsumim i rregullt i çajit të kamomilit kishte nivel më të ulët të sheqerit në gjak, si dhe nivele të larta të antioksiduesve, në krahasim me ata që kishin konsumuar vetëm ujë.

Uji Dea

Studiuesit, që ishin nga Universiteti Mjekësor në Tabriz, Iran, sugjerojnë se antioksiduesi kuercetinë ka një ndikim në enzimat që luajnë rol kyç në zhvillimin e diabetit.

Çaji nga kamomili po ashtu e hidraton trupin nga brenda, duke shkaktuar pastrimin e helmeve nga organizmi i njeriut, duke ndikuar në nivelin normal të sheqerit në gjak, duke reduktuar njëkohësisht edhe rrezikun nga sulmet në zemër dhe rrezikun nga kolesteroli i keq në gjak.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.