Uji Dea

Di Marzio: Behrami dështon të arrijë marrëveshje me Udinesen, do të transferohet te FC Sion

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Behrami ka arritur marrëveshje me FC Sion. Do të nënshkruajë kontratë 2-vjeçare me klubin zviceran, pasi dështoi të gjejë gjuhë të përbashkët me Udinesen për rinovimin e kontratës.

Mesfushori shqiptar i Udineses, Valon Behrami, është rrugës për të nënshkruar me klubin zviceran, FC Sion, me të cilin ka arritur marrëveshje dyvjeçare, pas dështimit për të gjetur gjuhë të përbashkët me klubin italian për rinovimin e kontratës.

Sipas Gianluca Di Marzio, “mesfushori dështoi të arrijë marrëveshje me Le Zebrette për rinovimin e kontratës dhe do t’i bashkohet klubit zviceran për dy sezonet e ardhshme, me mundësinë për t’u bërë trajner në të ardhmen”.

FITORJA

34-vjeçari kaloi dy sezonet e fundit te Udine pasi iu bashkua klubit italian nga Watford për 2 milionë euro në vitin 2017. Ai ka bërë 39 paraqitje gjatë qëndrimit të tij në Dacia Arena.

Behrami ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës në Serie A, duke përfaqësuar klube si; Genoa, Hellas Verona, Fiorentina, Lazio, dhe Napoli, derisa ka fituar Kupën e Italisë me këtë të fundit në sezonin 2013/14.

Te FC Sion, Behrami do të gjejë futbollistët e Kombëtares shqiptare, Burim Kukeli dhe Ermir Lenjani. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.