UBT

Di Maio: Liberalizimi i vizave për Kosovën të bëhet sa më shpejt

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë shumë shpejt.

Ai tha se prioritet për Italinë është rritja ekonomike dhe lufta kundër korrupsionit.

“E kemi dëshmuar edhe sot me nënshkrimit të marrëveshjes dy palëshe. Me ministren u pajtuam që të vazhdojmë këtë rrugë për të përforcuar bashkëpunimin mes dy vendeve. Rrugëtimi i reformave që Kosova duhet të ndërmarrë dhe përafrimi me BE, Italia është e bindur që Kosova do të jetë në Evropë dhe të bëhet liberalizimi i vizave sa më shpejt. Që të kemi një pajtim në rajon sepse janë instrument i mirë i integrimit në BE. Ia paraqita mbështetjen për dialogun me Serbinë. Inkurajomë Kosovën të vazhdojë përpara për të pasur rezultat. Lehtësimi nga BE dhe mbështetja nga ShBA është përkrahje e madhe. Kosova nuk mund të ketë frikë për dialog por të vazhdojë tutje”.

UBT

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se lidhja mes dyja vendeve është e fortë dhe e vjetër.

“Disa javë më parë kemi mbajtur një stërvitje të përbashkët ushtarake në Kosovë. Vendi ynë është i përkushtuar për anëtarësim në BE dhe NATO. Maio e di se mijëra shqiptarë janë vendosur në Itali pas vdekjes së Skënderbeut. Edhe sot ka fshatra që fliten dialektet e vjetra të shqipes. Lidhja mes Italisë dhe nesh është shumë e gjallë dhe shumë e vjetër. Patëm takim të shkëlqyer sa i përket atmosferës dhe rezultateve”, është shprehur Gërvalla.

“Italia është mike e Kosovës. Nënshkrimi i marrëveshjes për eliminim të tatimit të dyfishtë do të bëjë që bashkëpunimi ekonomik të jetë më pak burokratik dhe do të ndikojë për investime të huaja direkte nga Italia në Kosovë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.