UBT

Dhurata: Unë jam më e mira!

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ndonëse nuk ka shumë vjet karrierë pas vetes, këngëtarja Dhurata Ahmetaj, ka arritur që të radhitet tek emrat më të pëlqyer të skenës sonë.

Madje ajo kohëve të fundit është edhe njëra ndër më të përfolurat. Meqenëse tashmë është bërë rregull që nëpër rrjete sociale të tregohet rreth angazhimeve, por edhe mendimeve të ndryshme që këngëtarët ndajnë me fansa, Dhurata së fundmi ka bërë një vetëvlerësim.

UBT

Ajo në ‘Twitter’ ka lënë një mbishkrim ku thotë për vete se është më e mira, ndërsa t’i nuk mund ta bësh më mirë. “Baby I’m the best so You can’t do better…”, ishte mbishkrimi i këngëtares seksi, i cili nuk lë të kuptojmë se kujt saktësisht i drejtohet Ahmetaj. Sidoqoftë ajo po arrin që të tërheqë vëmendjen e medieve dhe publikut sa herë që paraqitet në masë.