Dhurata sjell “Dhurata” për fundvit

Këngëtarja Dhurata Ahmetaj në një intervistë për Express ka paralajmëruar se nuk do të rri duarkryq dhe përpos një kënge ritmike që ja ka punuar videoklipin, ajo ka thënë se do të sjell edhe një album që do ta promovojë në nëntor.
Ajo ka lavdëruar shumë producentin e saj Bleron përderisa ka thënë se nuk është një person me komplekse dhe se nuk qëndron me orë të tëra para pasqyrës sikurse vajzat e tjera.
Këngëtarja, mbetet diskrete edhe sa i përket jetës private përderisa thotë se pëlqen që kohën e lirë ta kalojë me shoqëri në vendet e qeta.
Express: Keni lansuar këngën e re “Ama veç pak” ku këndoni bashkë me Presionin. Sa jeni të kënaqur me suksesin e kësaj kënge?
Dhurata: Jam shumë e kënaqur me këtë bashkëpunim. Presioni nuk ka pasur bashkëpunim me asnjë femër deri tani, jam e previlegjuar që unë isha e para nga femrat që ai pranoi të këtë bashkëpunim…
Express: Po ashtu gjatë nëntorit keni thënë se do të promovoni edhe albumin e juaj të ri. Sa kënge pritet të këtë ky album?
Dhurata: Albumi do të lansohet në muajin nëntor dhe do të këtë 10 këngë
Gjithashtu do të këtë të bashkangjitur edhe një videoklip. Shpresoj të pritet mirë pasi qeë kam punuar më shumë përkushtim dhe dashuri.
Express: Ndërkohë vazhdoni që të bashkëpunoni me Bleron. Sigurisht jeni të kënaqur me këtë, po si ju erdhi ideja të bashkëpunoni me Presionin i cili ka qenë dhe është ende pjesëtarë i labelit The Bloody Alboz (TBA)?
Dhurata: Idea ishte e Bleros dhe mua natyrisht që me pëlqeu kjo ide për bashkëpunim dhe pranova më shumë kënaqësi…
Express: A pritet ndonjë klip i ri nga ana e juaj deri në fund të këtij viti apo do bëni klipe në vitin e ardhshëm?
Dhurata: Po klipi im i ri do të jetë në muajin nëntor do të jetë një këngë më shumë ritëm….
Express: Shumë pak dimë për jetën e juaj sentimentale. A jeni në lidhje apo vazhdoni të qëndroni beqare?
Dhurata: Mendoj që në ndajmë çdo gjë me publikun dhe kemi të drejtë t’paktën këtë pjesë ta ruajmë për vete. Unë nuk kam dëshirë që t’më triumfojë jeta private në karrierë, dua që publiku të me shikojë për punën profesionale që unë e bëj, për paraqitjet e mia dhe për atë që unë ju dhurojë më shumë dashuri.
Express: Ku e kaloni më shumë kohën e lirë – në Prishtinë?
Dhurata: Vendet ku ndihem mirë janë zakonisht vendet ku triumfon qetësia dhe ku nuk ka shumë publik. Zakonisht kur dal me miqtë e mi i preferoj vendet e qeta ku mund të diskutojmë dhe të kënaqemi për punët që i bëjmë…
Express: A keni ndonjë sport të preferuar më të cilin merreni gjatë kohës së lirë?
Dhurata: Me pëlqen vrapimi. E preferoje shumë dhe e bëjë më kënaqësi…
Express: Kush janë shokët e juaj më të mirë?
Dhurata: Shokët e mijë më të mire janë Geti dhe Kaltrina. Unë jam rritur me miqësinë e tyre dhe ata janë pjesë e jetës dhe përditshmërisë sime…
Express: Sa orë qëndron para pasqyrës?
Dhurata: Nuk kam komplekse. Nuk qëndrojë para pasqyrës gjatë. Ka raste kur dal edhe pa make up, nuk me pengon aspak!!!
Express: Çka ju pengon më se shumti?
Dhurata: Me pengon paragjykimi dhe shpifja. Mendoj qe janë veti jo e mira dhe nuk duhet të ndodhin në raport me njerëzit për të cilët as nuk kemi ide se çfarë njerëz janë realisht!!!
Express: Çka i premtoni fansave të juaj këtë vit dhe vitin e ardhshëm 2014?
Dhurata: Ju premtoj edhe më shumë punë të mirë që e bëj më shumë dashuri dhe i falënderoj për përkrahjen që ma japin. I dua pa kufi.