Fundamenti

Dhurata nga natyra, e lënë anash pa të drejtë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mushmolla (lat. Mespilus germanica) është e pasur me përbërës që luftojnë inflamacionet dhe ndikon mirë në gjithë organizmin. Me shekuj përdoret kundër problemeve të tretjes – shëron inflamacionet në zorrë lukth, eliminon fryrjet, si dhe janë laksativë natyralë. Është e pasur edhe me vlera ushqyese, përmban proteina, karbohidrate, taninë, pektinë, vitamina C dhe ato të kompleksit B. Pos kësaj, janë të pasura me kalium, hekur dhe magnez.

VETITË SHËRUESE TË MUSHMOLLËS

Përmirëson shikimin, forcon mëlçinë dhe veshkat, shërojnë marramendjet, përmirësojnë tretjen, ndihmojnë te impotenca, ulin kolesterolin, ndihmojnë te inflamacionet e bajameve dhe organeve të frymëmarrjes, shërojnë dhimbjet në lukth, largojnë dhimbjet, pagjumësinë, rregullojnë shtypjen e gjakut, ndikojnë mirë në lëkurë dhe flokë.

KOMPOSTO NGA MUSHMOLLAT E PJEKURA

Eco Higjiena

Përbërësit: 1 kg mushmolla; 800 g sheqer të vrugtë ose 50 g mjaltë; 0,5 l ujë. Përgatitja: Pastroni mushmollat dhe i imtësoni në pjesë të vogla. Sheqerin/mjaltin treteni në ujë dhe derdheni në mushmolla. Zieni për një orë në zjarr të lehtë, më pas i vendosni në kavanoz të qelqit dhe i mbyllni.

PËRDORIMI

Ky lloj i kompostos ndihmon te diarreja si dhe te ata që kanë probleme me tretjen.