RCCOLA

Dhurata nga natyra, e lënë anash pa të drejtë

/ 2 minuta lexim

Mushmolla (lat. Mespilus germanica) është e pasur me përbërës që luftojnë inflamacionet dhe ndikon mirë në gjithë organizmin. Me shekuj përdoret kundër problemeve të tretjes – shëron inflamacionet në zorrë lukth, eliminon fryrjet, si dhe janë laksativë natyralë. Është e pasur edhe me vlera ushqyese, përmban proteina, karbohidrate, taninë, pektinë, vitamina C dhe ato të kompleksit B. Pos kësaj, janë të pasura me kalium, hekur dhe magnez.

VETITË SHËRUESE TË MUSHMOLLËS:

– Përmirëson shikimin, forcon mëlçinë dhe veshkat, shërojnë marramendjet, përmirësojnë tretjen, ndihmojnë te impotenca, ulin kolesterolin, ndihmojnë te inflamacionet e bajameve dhe organeve të frymëmarrjes, shërojnë dhimbjet në lukth, largojnë dhimbjet, pagjumësinë, rregullojnë shtypjen e gjakut, ndikojnë mirë në lëkurë dhe flokë.

KOMPOSTO NGA MUSHMOLLAT E PJEKURA

RCCOLA

Përbërësit: 1 kg mushmolla; 800 g sheqer të vrugtë ose 50 g mjaltë; 0,5 l ujë. Përgatitja: Pastroni mushmollat dhe i imtësoni në pjesë të vogla. Sheqerin/mjaltin treteni në ujë dhe derdheni në mushmolla. Zieni për një orë në zjarr të lehtë, më pas i vendosni në kavanoz të qelqit dhe i mbyllni.

PËRDORIMI:

Ky lloj i kompostos ndihmon te diarreja si dhe te ata që kanë probleme me tretjen. Nevojitet të konsumoni 1,5 deri 2 dcl komposto në mëngjes, në lukth të zbrazët.