Mobi Casa

Dhurata e Qeverisë për Demaçin, 40 000 euro honorar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

I njohur si simbol i rezistencës, veprimtari dhe shkrimtari Adem Demaçi ka një dhuratë për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Qeveria e Kosovës ia ka ndarë atij 40 mijë euro honorar. Plus 50 mijë euro të tjera të shtetit janë ndarë për botimin e 6 mijë kompleteve të veprave të tij, të cilat tashmë kanë filluar të shpërndahen.

Qeveria e Kosovës, përmes dy vendimeve – një më 12 shtator e tjetri më 21 nëntor të këtij viti – ka ndarë 90 mijë euro për botimin e kompletit të veprave të Demaçit.

Me kërkesën e parë ishin miratuar 30 mijë euro, të cilat i ka dhënë Ministria e Kulturës, e me të dytën, edhe 60 mijë të tjera, që janë ndarë nga Zyra e kryeministrit dhe Ministria e Arsimit, shkruan Koha Ditore, transmeton telegrafi.

FIDANISHTJA

Një kërkesë për botimin e veprave të Demaçit ishte bërë nga Lidhja Shkrimtare e Kosovës, kryetar i së cilës është vetë Demaçi.

Kërkesa e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës – e vulosur më 7 tetor dhe e protokolluar tri ditë më vonë – që i është drejtuar kryeministrit të vendit, Hashim Thaçi dhe zëvendësit të tij, Hajredin Kuçi – specifikon se ky projekt parasheh botimin e 6 mijë kompleteve të veprave të Demaçit. Botimi, sipas kësaj kërkese, do të ketë logon e LSHK-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.