RCCOLA

Dhurata e mërgimtarit e bënë të lumtur Avdil Ibishin

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Mërgimtari Ridvan Neziri së fundit e ka ndihmuar Avdil Ibishin me një mjet lëvizës i cili e ndihmon shumë në ecje e lëvizje Avdilin. Ibishi ka thënë se kjo është dhurata më e madhe prej një gurbetqari me zemër të madhe siç është Ridvan Neziri.

Avdil Ibishi është një punëtor i madh i cili mundohet të jap kontributin e tij për qytetin e Gjilanit duke pastruar në cdo kohë hapësirat e qytetit.

Si punëtor i “Eco – Higjiena” ai asnjëherë nuk ankohet, përkundrazi tejkalon të gjitha sfidat dhe barrierat. Por gjesti i fundit i mërgimtarit Ridvan Neziri, e ka bërë shumë të lumtur e më të disponueshëm Avdilin.

Mobi Casa

“Kjo është dhurata ma e madhe prej një gurbetqari me zemër të madhe siç është Ridvan Neziri të cilin e falënderoj nga zemra, e zoti e shpërbleftë” ka shkruar Avdil Ibishi.

Ndryshe Ridvan Neziri është një humanist i madh derisa kohëve të fundit ai ka bërë disa investime në vlerë të 6000 eurove në fshatin e tij të lindjes në Malishevë./rajonipress/