UBT

Dhurata e kënaqur me albumin, dëshiron të bëhet më e mirë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Këngëtarja e njohur, Dhurata Ahmetaj, ka lansuar së fundmi albumin e saj të parë që e ka titullin sikuri emri i saj, teksa thotë se është tejet e kënaqur me krijimtarinë e saj.

Dhurata e cila është ende në menaxhim të Bleros, thotë se është e kënaqur me albumin “Dhurata”, i cili tashmë gjendet në shitje dhe në YouTube.

Në këtë album dallohen këngët “Ama Veç Pak”, “Veç Për Ty” dhe “If You Like It”, kurse vet Dhurata shprehet e kënaqur me këtë.

UBT

“Jam shumë e kënaqur. Natyrisht se tentoj të jem vazhdimisht më e mirë për publikun”, theksoi Dhurata.

Ajo shtoi se projekti i saj i ri jashtë albumit do të vijë në tetor.