Fundamenti

Dhurata Dora sjell imazhe atraktive nga Spanja, teksa vë në pah linjat trupore

/ 2 minuta lexim
HW

Këngëtarja e njohur, Dhurata Dora, ka qenë mjaft aktive këtë verë sa i përket prurjeve të reja muzikore.

Ajo është aktualisht duke shijuar sukseset e dy projekteve muzikore më të fundit “Ferrari” dhe “Fajet” në bashkëpunim me reperin Azet.

Të dyja këto projekte janë pritur mirë nga fansat e saj.

Ashtu siç rëndom po ndodh me të gjithë këngëtarët e estradës, edhe Dhurata Dora këtë verë ka ngelur pa koncerte shkaku i pandemisë globale COVID-19.

Megjithatë, ajo ka shfrytëzuar këto kohë që të kalojë disa ditë të mira pushimi dhe të fokusohet në punën për këngë të reja.

Mobi Casa

Foto: Dhurata Dora/Instagram

Dora ka publikuar së fundmi për ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi mjaft atraktive, të realizuara në Marbella të Spanjës, të realizuara gjatë xhirimeve të klipit “Fajet”.

Ajo duket mjaft atraktive mbuluar me një pëlhurë të zezë, teksa vë në pah linjat trupore.

Foto: Dhurata Dora/Instagram

“Mos mi le ti fajet”, ka shkruar Dhurata në mbishkrimin e këtyre fotografive, duke treguar kështu se ndodhet në euforinë e refrenit të këngës së saj më të fundit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.