UBT

Dhurata Dora drejt skenës botërore, shumë afër nënshkrimit me Universal Music Group

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Fillimisht Era Istrefi pushtoi skenën botërore falë hitit “BonBon” të realizuar në RedBox, e duket se shumë shpejt skena ndërkombëtare po pasurohet me një tjetër artiste nga trojet shqiptare. Dhurata Dora arriti të thyejë të gjitha rekordet me hitin e fundit, “Zemër”.

Duket se puna e realizuar gjatë gjithë karrierës së saj ne shtëpinë e hiteve, RedBox, po rezulton me sukses kulmor tani ndërkombëtar.

Është mega hiti “Zemër” në bashkëpunim me Soolking ai që ka bërë diferencën, projekt ky i punuar muzikalisht nga Big Bang në Redbox dhe në videoklip nga Max Production.

Eco Higjiena

Projekti po tejkalon shifrën e rekord 150 milionë klikimeve në pak kohë dhe miliona shkarkimeve në platforma tjera si Spotify, iTunes etj.

Duket se ky sukses ka tërhequr vëmendjen e shtëpisë më të madhe muzikore në botë, Universal Music Group, që është afër ta ketë në gjirin e vet edhe superyllin shqiptar.

Për Dhurata Dorën ky është suksesi kulmor në karrierën e saj, pas disa viteve intensive të punës në skenën muzikore, duke u bashkuar emrave si Era Istrefi, Dua Lipa, Rita Ora e Bene Rexha si shqiptare në skenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.