Dhurata Ahmetaj rikthehet fuqishëm me “Bone pa mu”
Këngëtarja e njohur kosovare, Dhurata Ahmetaj nesër pritet ta lansojë video-klipin e shumëpritur të këngës “Bone Pa mu”.
Kënga “Bone Pa Mu” do të promovohet nesër (e diel) në ora 12:00 në emisionin “1 Kafe me Labin” në RTV21.
E Dhurata u është drejtuar me një mesazh të veçantë fansave të saj:
“Bone pa mu” neser Premier te 1 Kafe me Labin ne ora 12:00.
Ka kalu nje kohe e gjate prej heres se fundit kur kom lajmru dicka te re. E pranoj!
Nuk kom nejt, kom kalu shume gure e pengesa deri te ky moment qe po shkruj!
Nuk kom nejt, kom mendu shume se cilen rruge me zgjedh!
Nuk ka qene e lehte por vullneti edhe deshira osht ma e madhe e ma e forte se cdo skeptik e cdo pengese! Tash jom gati me u kthy te ju fansa e perkrahes, shoke e shoqe e me ju falemnderu prej zemres per krejt perkrahjen edhe vullnetin qe ma keni jep ne periudhen ma te rendesishme te jetes tem!
Ju jeni arsyeja kryesore qe me jep force me punu edhe me kalu cdo mal qe na del perpara!
Mpuq,
Dhurata”/Indeksonline/


