Dhunon gruan shtatzënë, vetëvritet 50-vjeçari

Ka dhunuar gruan e tij 48-vjeçare shtatzënë derisa e ka katandisur në gjendje të rëndë në spital e më pas ka vrarë veten.
Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Shqipëri në Rras të komunës Gjegjan në rrethin e Pukës dhe autori-viktimë është 50-vjeçari Gjin Lleshi, ndërsa bashkëshortja P.Lleshi.
Paraprakisht bashkëshortja u ka treguar policëve se pasi i shoqi e ka dhunuar fizikisht duke e goditur me sqepar pas një sherri ndërmjet tyre dhe vetë ai më pas ka ndërmarrë aktin e vetëflijimit duke futur një kapsollë në gojë, e cila më pas ka plasur duke i shkatërruar kafkën dhe duke i shkaktuar vdekjen.
Por pritet një rrëfim i plotë i saj dhe hetimet kanë nisur për të zbardhur ngjarjen.