Mobi Casa

“Dhunimi”, “Dhuna në familje” dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozi i paligjshëm” aktuale në Anamoravë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale: Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhunimi”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë.
Një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Mobi Casa

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale
“Detyrimi” dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhunimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”./rajonipress/