Fundamenti

“Dhunimi” dhe “Kanosja” vepra dominuese në Anamoravë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person për 48 orë, si dhe janë ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, një (1) person për shkak të veprës penale “Dhunimi“, për të cilin është kërkuar masa e paraburgimit .

Uji Dea

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuzë kundër dy(2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”./rajonipress/