UBT

Dhunimet që u heshtën në zonat e Anamoravës

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Shaban Terziu ish këshilltar i KFOR-it amerikan thotë për rajonipress se janë disa lokalitete në Anamoravë ku dyshohet se ka pasur dhunime masive, por që asnjëherë nuk janë hetuar apo bërë publike. Sipas tij vendet me gjurmë gjaku, këpucë e rroba intime të femrave shqiptare ku ai ka parë me sytë e tij së bashku me KFOR-in janë incizuar në Kooperativën Bujqësore në Zhegër, në shkollën e Muqibabës, në një shtëpi private në Radivojc dhe në një shtëpi shqiptare tek penda e Livoqit në Gjilan.

Shaban Terziu një ish këshilltar i KFOR-it amerikan ka vendosur që pas 15 vitesh të rrëfejë për disa ngjarje e situata që i ka parë me sytë e tij menjëherë pas luftës.

Terziu është i brengosur se gjurmët e shumta të dhunës serbe që janë gjetur në vende të ndryshme në Anamoravë nuk janë hetuar e as zbuluar asnjëherë, raporton rajonipress.

Terziu tha se ai së bashku me një njësit të KFOR-it amerikan ishte dëshmitar në qershor të vitit 1999 kur me sytë e tij ka parë gjurmë gjaku, rroba intime të femrave shqiptare, këpucë të femrave, barna për stimulim.

Këto s`kena krimi Terziu thotë se i ka parë në Kooperativën Bujqësore në Zhegër.”Aty kemi parë veshje të shumta të femrave shqiptare, këpucë, gjurmë të gjakut kudo dhe barna për stimulim e qetësim në gjuhën serbe”.

Fundamenti

Terziu thotë se të gjitha këto skena e dëshmi janë incizuar nga KFOR-i dhe i janë dërguar komandës kryesore në Bondstell.

Një vend tjetër, Terziu së bashku me majorin e KFOR-it amerikan Dentoan Chriss, e ka parë edhe në shkollën e Muçibabës.”Në shkollën e Muçibabës kemi gjetur veshje intime të vajzave shqiptare, pije alkoolike dhe gjurmë gjaku. Aty ka pasur dhunime masive, por nuk e kam të qartë pse asnjëherë nuk u hetuan këto dyshime” tha Terziu.

Gjurmë të krimit dhe dhunimit Terziu ka parë edhe në një shtëpi private në Radivojc të Vitisë. “Ajo shtëpi ishte shfrytëzuar nga rezervistët dhe paramilitarët serb të cilët kishin lënë shenja gjaku nëpër muret e dhomave”.

Kurse në rastin tjetër Terziu ka parë gjurmë gjaku dhe rroba intime në një shtëpi shqiptare afër Pendës së Livoqit.”Edhe këtu kemi parë barna për stimulim dhe qetësim dhe këpucë femrash e rroba të shumta” tha Terziu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.