ARKATANA

Dhunë pas ndeshjes

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Tre persona janë lënduar pasi “tifozët” e ekipit të futbollit Drita të Gjilanit kanë sulmuar tifozët e Llamkosit të Vushtrrisë. Tifozët gjilanas, të revoltuar nga humbja katastrofale dhe fare e papritur me rezultatin 4:0, kanë sulmuar dy autobusë që bartnin tifozët e ekipit vushtrrias. Si raporton KTV-ja, ngjarja ka ndodhur në dalje të Gjilanit, kur ekipi vushtrrias po largohej në drejtim të Prishtinës. Ata janë sulmuar me gurë e gjësende të tjera, ndërsa janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Ismet Hashani, nga Polica rajonale e Gjilanit, ka konfirmuar rastin. “Ka ndodhur një incident në mes të tifozëve të Dritës së Gjilanit dhe Llamkosit të Vushtrrisë, ku përveç dëmeve materiale, ka pasur edhe të lënduar. Në mesin e të lënduarve ka edhe pjesëtarë të Policisë”, ka thënë Hashani.

ARKATANA

Prej afro 50 tifozëve që kanë sulmuar, policia ka arritur që vetëm dy prej tyre t’i arrestojë.

Kjo nuk është hera e parë që tifozët e Dritës sulmojnë kundërshtarët e tyre apo edhe arbitrit në rastet kur ekipi i tyre pëson disfatë.