UBT

Dhunë e kanosje familjare në Gjilan e Artanë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Në Artanë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se e ka shtyrë viktimën mashkull kosovar i cili është rrëzuar dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore, lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, poashtu është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Kurse në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare.

Mobi Casa

Lidhur me rastin pas kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet se është përdorur për kanosje.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/