UBT

“Dhuna në familje” dhe vepra penale “dhunimi” të pranishme në Anamoravë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

UBT

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhunimi” dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”./rajonipress/