UBT

“Dhuna në familje” dhe vepra penale “dhunimi”, shqetësuese për rajonin e Anamoravës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy persona të dyshuar, dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të veprave penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”dhe “Dhunimi”.

Eco Higjiena

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Dhunimi“.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në Familje”./rajonipress/