GRANDEMALL

‘Dhuna e vazhdueshme politike rrezikon zhbërjen e përparimit të Kosovës’

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Ambasada amerikane në Prishtinë, ka dënuar dhunën e manifestuar në kohë të fundit në Kosovë. Ambasada e SHBA-së përmes një njoftimi për medie, ka deklaruar se e dënon pa asnjë rezervë përdorimin e dhunës për arritjen e qëllimeve politike në Kosovë.

“Dhunën të cilën e kemi parë ditëve të fundit. Thërrasim të gjithë udhëheqësit e Kosovës që të bëjnë të njëjtën”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Më tej Ambasada amerikane deklaron se demokracia, ofron hapësirë për mospajtim dhe madje edhe për protestë.

“Por, dhuna ndaj policisë, mediumeve, pjesëtarëve të qeverisë dhe qytetarëve të tjerë në asnjë rrethanë nuk është një shprehje e pranueshme e pikëpamjeve politike apo mënyrë për t’u marrë me ankesat nga e kaluara, pa marrë parasysh sa të dhimbshme janë ato”, thuhet në kumtesën e Ambasadës, transmeton “Zeri.info”.

Njoftimi i plotë i Ambasadës:

Mobi Casa

Ambasada e SHBA-ve dënon pa asnjë rezervë përdorimin e dhunës për arritjen e qëllimeve politike në Kosovë, të cilën dhunë e kemi parë ditëve të fundit. Thërrasim të gjithë udhëheqësit e Kosovës që të bëjnë të njëjtën.

Demokracia ofron hapësirë për mospajtim dhe madje edhe për protestë. Por, dhuna ndaj policisë, mediumeve, pjesëtarëve të qeverisë dhe qytetarëve të tjerë në asnjë rrethanë nuk është një shprehje e pranueshme e pikëpamjeve politike apo mënyrë për t’u marrë me ankesat nga e kaluara, pa marrë parasysh sa të dhimbshme janë ato.

Policia e Kosovës luajti një rol të rëndësishëm dje pasi në pakësimin e dhunës dhe mbajtjen e sundimit të ligjit, dhe ne i përgëzojmë ata për shërbimin e vazhdueshëm që i bëjnë të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Në Kosovë mbesin të pazgjidhura çështje serioze por zgjidhja e tyre nuk afrohet pas këtyre protestave të dhunshme. Shumë punë është bërë për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të krijuar një shtet bashkëkohor dhe demokratik.

Sidoqoftë, dhuna e vazhdueshme politike rrezikon zhbërjen e pjesës së madhe të këtij përparimi. Kosova mund të presë lëvizje drejtë integrimit evro-atlantik vetëm nëse të gjitha palët ripërkushtohen ndaj dialogut paqësor, demokracisë, dhe sundimit të ligjit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.