Mobi Casa

Dhoma e Tregtisë: BQK largon tarifën për depozitimin e monedhave metalike

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë ka njoftuar se Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka larguar tarifën nga BQK për depozitimin e monedhave metalike.

“Në përgjigjen zyrtare të pranuar nga Banka Qendrore e Kosovës drejtuar DhTIK sqarohet se tashmë bizneset nuk detyrohen të paguajnë një tarifë të tillë gjatë depozitimit të monedhave metalike, ndërsa me kërkesë të BQK-së dhe me dakordim paraprak me Drejtuesit e Bankave Komerciale të njëjtën praktikë e kanë zbatuar të gjitha bankat komerciale në vend”, thuhet në njoftimin për media.

Po ashtu, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka theksuar se tash e disa vite vazhdimisht ka kërkuar dhe zhvilluar takime e aktivitete të vazhdueshme duke kërkuar që tarifa për valutat metalike për bizneset të cilëve i’u janë ndaluar 3.7 për qind, 5 për qind, 8 për qind e shumë së dorëzuar gjatë depozitimit të monedhave metalike nga qarkullimi i tyre, të largohet sepse kjo tarifë ka dëmtuar rëndë bizneset të cilat operojnë me monedha metalike.

Fundamenti

“Si shembull për ilustrim po sqarojmë se para ndryshimit të tarifës për depozitimin e monedhave metalike nga BQK, për dorëzimin e 10.000 EUR para metalike në bankat komerciale, biznesit i janë ndaluar 370 deri në 500 euro”.

Bizneset që janë afektuar më së tepërmi nga kjo tarifë ishin furrat e bukës, marketet, dyqanet e vogla etj., që më së shumti kanë punë me monedha metalike, e të cilat operojnë me marzha shumë të ulëta të fitimit, andaj aplikimi i kësaj tarife ka shkaktuar një barrë të madhe për këto biznese”, thuhet tutje në njoftim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.