Dhoma e Posaçme i jep kohë shtesë riorganizimit të “Trepçës“

Agjencia Kosovare e Privatizimit do t’i ketë edhe nëntë muaj afat për hartimin e planit për riorganizimin e ndërmarrjes “Trepça”.
Aq kohë kanë edhe institucionet e Kosovës për të kaluar Projektligjin për ndërmarrjet publike në Kuvend, në mënyrë që “Trepça” të bëhet ndërmarrje publike. Por aktualisht Kuvendi i Kosovës është jofunksional. Po ashtu nga data 31 gusht edhe AKP-ja do të bëhet jofunksionale, pasi u skadon mandati dy anëtarëve ndërkombëtarë të Bordit të AKP-së. Bordi do të mbetet me vetëm tre anëtarë që nuk mjafton për marrjen e vendimeve, shkruan sot Koha Ditore.
Edhe pse në shpjegimin ligjor thuhet se ky afat është shtyrë deri më datën 2 shkurt, në aktvendim është vendosur data 2 prill si data e fundit për pranimin e planit të riorganizimit.