UBT

Dhjetori, muaj i transformimit të FSK-së në ushtri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrustem Berisha, ka bërë me dije se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për ta shënuar Ditën e Forcës, 27 nëntorin, me ç’rast qytetarët do të mund t’i vizitojnë kazermat ku do të prezantohen pajisjet e kësaj force.

Në një bisedë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se kjo festë e gjen FSK-në më të përgatitur se kurrë më parë. Sipas Berishës, ky ka qenë një vit jashtëzakonisht i suksesshëm për FSK-në.

Uji Dea

Ministri Berisha ka paralajmëruar se gjatë muajit dhjetor Kuvendi i Republikës së Kosovës do t’i votojë në shqyrtim të dytë tri projektligjet me të cilët parashihet transformimi i FSK-së në ushtri.

“Është një vit jashtëzakonisht i suksesshëm i FSK-së sepse kemi pasur progres dhe zhvillime pozitive. Një prej këtyre zhvillimeve është mirëmbajtja dhe avancimi i kapaciteteve operacionale që ka FSK-ja. Zhvillim tjetër pozitiv është edhe procedimi dhe miratimi në lexim të parë i tri projektligjeve për transformimin e FSK-së. E veçanta e miratimit të këtyre projektligjeve është vota unanime e të gjitha subjekteve politike shqiptare, por edhe e atyre të komuniteteve të tjera, përveç komunitetit serb. Gjithashtu, kemi arritur ta avancojmë bashkëpunimin rajonal, por edhe bashkëpunimin me partnerët tanë strategjikë. Mendoj se edhe në të ardhmen do të punojmë në këtë drejtim sepse rajoni do ta ketë një forcë aleate e cila do të jetë në shërbim të paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon dhe më gjerë”, ka thënë Berisha.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.