Dhjetëra të rinj të lidhur me terrorizmin

Katër shqiptarë dyshohen se javën e kaluar janë përfshirë në dy akte terroriste duke vrarë afro 55 njerëz.
Muhamed Zekiri nga Ohri, Bunjamin Imeri nga Shkupi dhe Qëndrim Ramadani nga Gjilani, të premten, janë arrestuar pas një sulmi mbi një patrullë policore në Turqi, duke vrarë tre prej tyre.
Blerim Heta nga Ferizaj besohej se ka vrarë 52 irakianë, oficerë policie dhe civilë në Bagdad, në një sulm vetëvrasës.
Gjashtë moshatarëve të tyre nga rajoni i Gjilanit dhe Prishtinës, të mërkurën, në Prishtinë u është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj, si të dyshuar për planifikimin e sulmeve terroriste në Kosovë, derisa dy të rinj të tjerë nga Ferizaj, vazhdojnë të mbahen në paraburgim, pasi ishin arrestuar në Aeroportin e Prishtinës, si të dyshuar se planifikonin t’u bashkoheshin grupeve të lidhura me Al Qaedën në Siri./koha/