Fundamenti

Dhjetëra të rinj i bashkohen “MISIONIT TË RI” dhe PDK-së në Gjilan

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan respektivisht MISIONIT TË RI, iu kanë bashkuar sonte dhjetëra të rinj nga profile të ndryshme, si biznesmen, profesor, farmacistë, sportist, studentë, mjek etj. Librezat e anëtarësisë së tyre i kanë ndarë nënkryetari i PDK-së Kadri Veseli dhe deputeti Zenun Pajaziti.

Me këtë rast deputeti Pajaziti, ka falënderuar të gjithë anëtarët e rinj për angazhimin e tyre në PDK duke prezantuar MISIONIN E RI, si mundësinë e vetme dhe më të mirën për zhvillimin, ndërtimin dhe integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

UBT

“Ardhjet tuaja në PDK janë për vullnetin tuaj të zhvillimit të vendit. PDK, përherë është e hapur për vlera të profileve të ndryshme dhe të gjithë të rinjtë. MISIONI I RI, është për të gjithë, sepse me këtë mision do të jenë përfitues të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. PDK ka liderin e saj të përmasave evropiane dhe perëndimore, kryeministrin i cili u ka pri proceseve më të rëndësishme të vendit, nga Çlirimi, Pavarësimi, e tash edhe Zhvillimi Ndërtimi dhe integrimin e vendit. MISIONI I RI dhe PDK e trajton shoqërinë e Kosovës ashtu siç duhet dhe meritueshëm”, ka thënë ndër të tjerash deputeti Pajaziti.

Ndryshe, Paraziti ka takuar edhe disa grupe të qytetarëve në lagje të ndryshme të qytetit, prej nga ka marrë mbështetjen e fuqishme të tyre për angazhim që PDK dhe kryeministri Thaçi të jetë promotorë e realizimit të MISIONIT TË RI, që është duke u mirëpritur përditë e më mirë nga qytetarët tanë./rajonipress/