Fundamenti

Dhjetëra arrestime për veprat penale Mashtrimi, Rrëmbimi dhe Pengimi i personit zyrtar

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër dhjetë (10) personave.

Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i parasë” sipas KPRK-së.

Mobi Casa

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit ndaj dhjetë (10) personave për shkak të veprave penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, “Mashtrimi” dhe “Rrëmbimi” sipas KPRK-së./rajonipress/