KKVITI

Dhjetëra arrestime në Gjilan për dhunë familjare e sulm fizik

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me shuplakë viktimën femër shqiptare si dhe kishte demoluar dhe thyer orenditë shtëpiake. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje njoftoj policia e Kosovës. Arrestime janë shënuar edhe në rrugën e Kumanovës dhe atë Abdullah Presheva. Katër shqiptarë janë arrestuar në këto dy lage për sulm fizik.

Në rrugën e Kumanovës në Gjilan lidhur me rastin pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me rastin e datës 06.08.2014 janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar pasi të njëjtit në ditën e lartcekur kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull shqiptar. Si pasoj e sulmit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Mobi Casa

Edhe në rrugën “Abdullah Presheva” në Gjilan janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete m ç`rast kanë pësuar lëndime trupore. Të dyshuarit kanë pranuar tretmanin mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/